Historia jonë
Mirë se vini në “Prej Duarve“, një punishte unike suvenirësh e vendosur në komunitetin e Fushë-Mëzezës. Historia jonë nisi me ëndrrën për të krijuar një dhuratë me kuptim, që lidh artin, traditën dhe qëndrueshmërinë. Në hapësirën tonë të rindërtuar me kujdes, ne transformojmë vazo balte në vepra arti të jashtëzakonshme. Çdo krijim është modifikuar, prerë dhe pikturuar për të reflektuar trashëgiminë e pasur dhe magjinë e Shqipërisë.
Suveniret tona kapin bukurinë e peizazheve qytetare shqiptare dhe motiveve tradicionale, duke festuar kulturën dhe identitetin e vendit tonë. Përdorimi i sukulentëve në dizajnet tona është i frymëzuar nga qëndrueshmëria dhe aftësia e tyre për të mbijetuar edhe në mjediset më të vështira—një metaforë për qasjen tonë ndaj artit dhe jetës.
Misioni jonë

Në Prej Duarve, ne krenohemi që jemi më shumë se një sipërmarrje krijuese; ne jemi një iniciativë e drejtuar nga komuniteti, e angazhuar për të bërë një ndryshim. Punëtoria jonë është një hapësirë përfshirjeje dhe mundësie, ku angazhojmë individë me aftësi të kufizuara dhe përqafojmë diversitetin me krahë hapur. Frymëzuar nga misioni i organizatës partnere “Autizmi Flet”, udhëtimi ynë filloi me fokus në fuqizimin e atyre që shpesh anashkalohen në shoqëri. Ne besojmë në fuqinë e bashkëpunimit dhe mbetemi të hapur për të punuar me organizata dhe individë që ndajnë vlerat tona të barazisë dhe fuqizimit.
Motoja jonë, “Njerëz të artë, duar të arta”, pasqyron besimin tonë se secili zotëron aftësi dhe talente unike që, kur ushqehen, mund të krijojnë diçka të jashtëzakonshme.
Rreth Bimës

Sukulentet janë bimë të veçanta, simbol i forcës, qëndrueshmërisë dhe bukurisë natyrore. Të njohura për aftësinë e tyre për të mbijetuar edhe në kushtet më të vështira, sukulentet janë ideale për çdo hapësirë, duke sjellë një prekje gjallërie dhe freskie me format dhe ngjyrat e tyre unike. Falë aftësisë për të ruajtur ujin në gjethe, këto bimë kërkojnë shumë pak kujdes, duke i bërë perfekte për ata që dëshirojnë një gjelbërim të lehtë për t’u mirëmbajtur.
Këshilla për Kujdesin e Sukulenteve
Ujitja: Sukulentet kërkojnë pak ujë. Ujitini vetëm kur dheu është plotësisht i thatë, zakonisht një herë në 5-7 ditë, në varësi të temperaturës dhe lagështisë së ambientit. Shmangni mbajtjen e vazos me ujë të tepërt për të parandaluar kalbjen e rrënjëve.
Drita: Vendosini sukulentet në një vend me ndriçim të mirë natyral, duke siguruar të paktën 1 orë dritë në ditë. Drita e filtruar ose dielli i mëngjesit është ideal për rritjen dhe ngjyrën e shëndetshme të gjetheve.
Bimët e përkryera për çdo ambient
Falë kujdesit minimal që kërkojnë, sukulentet janë ideale për shtëpi, zyra apo ambiente me pak hapësirë të gjelbëruar. Ato jo vetëm që dekorojnë me hijeshinë e tyre natyrale, por edhe kontribuojnë në një mjedis më të shëndetshëm duke përmirësuar cilësinë e ajrit.
Sukulentet që përdorim në krijimet tona artizanale janë zgjedhur për të harmonizuar me vazot Prej Duarve, duke sjellë jo vetëm një detaj dekorativ, por edhe një simbol të rritjes dhe qëndrueshmërisë.